Carnevali: Dionisi i vetmi që qëndron, për lojtarët kemi shumë oferta

by admin
Spread the love

Administratori i deleguar i Sassuolos, Giovanni Carnevali ka folur për merkaton në emisionin “Calcio Totale” në “Rai Sport”:

“Trajneri Dionisi është i vetmi që e ka të sigurt qëndrimin në skuadër edhe sezonin tjetër, këtë mund ta konfirmoj 100%. Kemi shumë kërkesa për lojtarët tanë dhe do të jetë shumë e vështirë që të mund ti mbajmë të gjithë edhe vitin e ardhshëm, por ne duam që të çojmë përpara këtë projekt.

Raspadori-Juventus? Nuk besoj, shpresoj që të qëndrojë me ne. Është e vështirë të parashikosh se kush do të dalë kampion këtë sezon, ndërsa shpresoj që Roma të fitojë Conference League, sepse bëj tifo për skuadrat italiane”, ka thënë Carnevali. / Oversport.tv

You may also like