Carlo Ancelotti infektohet me Covid-19

by admin
Spread the love

Skuadra e Real Madridit ka njoftuar se tekniku italian, Carlo Ancelotti ishte infektuar me Covid-19.

Pavarësisht rregullores së re të vendosur në Spanjë për Covid ku eliminohet karantina për pacientët asimptomatike, Ancelotti ka vendosur ta mbajë atë.

Tekniku është në dyshim nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së shtunës në transfertë përballë Celta Vigos.

Por nëse ai mungon, takimin do ta drejtojë djali i tij, Davide Ancelotti.

Pas ndeshjes ndaj Celta Vigos, Real Madridi shpreson që trajneri i tyre të mund të rikthehet për ndeshjen e Champions League ndaj Chelseat.

/Insporti.com

You may also like