Capello: Gabim i madh i Radu, Interi nuk e meritoi humbjen ndaj Bologna

by admin
Spread the love

Interi u mposht nga Bologna dhe mbetet në vendin e dytë pas Milanit. Një gabim i portierit Radu ishte fatal për kampionët në fuqi, ndërkohë që në Sky një analizë e bëri edhe Fabio Capello.

“Radu bëri një gabim të madh. Kontrolli i topit me të jashtmen është diçka që i dënon shpesh portierët që nuk kanë teknikë të shkëlqyer.

Për Interin tani do të jetë i rëndësishëm reagimi në ndeshjen e radhës, pasi që pas fitores kundër Juventusit e kishin rifilluar shumë mirë, duke luajtur mirë dhe si ekip.

Tani nuk e dimë se cili do të jetë reagimi. Interi nuk e meritoi humbjen sonte, meritonte shumë më tepër. Rikthimi i Medel te Bologna ishte shumë i rëndësishëm”, tha Capello. / oversport.tv

 

You may also like