“Çapaçula, mos u stresoni”, Luizi sqaron fansat, tregon pse u “zhduk” nga Instagrami

by admin
Spread the love

Ditën e djeshme, llogaria e Luizit në Instagram u mbyll papritur për disa orë dhe  fansat u shqetësuan se çfarë ndodhi me këngëtarin.

E teksa tashmë ai është rikthyer sërish, Luizi i ka qetësuar ndjëksit me anë të një videoje ku tregon se profile mund t’i jetë mbyllur për shkak të mbingarkesës por shpreson që tashmë të jetë rregulluar dhe tëm os ketëmë probleme

“Çapaçula! Mos u mërzisni për Instagramin, sepse këtë punë kanë. Nga ngarkesa, nga se di se nuk marr vesh. Besoj se tani e kanë rregulluar dhe nuk do të ketë më probleme.”- thotë ai.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit të tij në BigBrother VIP, Luizi hapi llogarinë e tij në Instagram i cili menaxhohej nga mikesha e tij Jurgena.

Profili arriti të kapte mbi 600 mijë ndjekës por më pas u mbyll për shkak të disa përplasjeve që familjarët e këngëtarit patën me produksionin.

You may also like