Cano: Arti i Kosovës dhe Shqipërisë na bashkon

by admin
Spread the love

Eridana Çano drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, vlerëson se arti në Kosovë dhe Shqipëri është i ngjashëm.

Cano e ftuar në Edicionin Special në Shqip, ka thënë se artistët kanë mundësi të jashtëzakonshme që të bashkëpunojnë në mes tyre.

“Arti është i ngjashëm, janë rryma që përcillen në  të gjithë Ballkanin, kemi një Ballkan të Hapur dhe normalisht artistët kanë një  mundësi të jashtëzakonshme dhe të nderveprojnë dhe të bashkëpunojmë”, ka thënë Cano.

“Unë e shoh shumë të ngjashme dhe shumë bashkëpunuese, iu mbetet kritikëve të artit të japin mendimet e tyre më të vlerësuara”.

“I duam, ju keni artistë të jashtëzakonshëm (Kosova), kemi bashkëpunime të jashtëzakonshme midis artistëve tuaj (Kosova) dhe tanë (Shqipëria), arti na përbashkon të gjitha format dhe mënyrat”, u shpreh ajo tutje.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

You may also like