Cannavaro: Allegri është gënjeshtar! Rivalët e Juves janë forcuar

by admin
Spread the love

Fabio Cannavaro tregohet i drejtpërdrejtë. Ish-kapiteni i Juventusit nuk e beson që bardhezinjtë janë jashtë gare për titull, sikurse mundohet të thotë herë pas herë trajneri Massimiliano Allegri.

Kampioni i botës me Italinë, në intervistën e dhënë për “Il Mattino” është shprehur: “Allegri është gënjeshtar kur thotë se nuk beson te përmbysja për titullin kampion.

Sa më shumë që e përsërit, aq më shumë mendoj se është i bindur se mund të ketë sukses. Kjo është gjithashtu një gjë e mirë. Pas pushimit luajnë kundër Interit dhe ajo ndeshje do të na tregojë shumë gjëra”.

“Juve është dobësuar apo janë rritur të tjerët? Juventusi e ka humbur soliditetin në mbrojtje, Bonucci dhe Chiellini kanë luajtur pak. Gjithsesi të tjerët kanë bërë hapa të rëndësishëm përpara”, shprehet Cannavaro. / oversport.tv

You may also like