Cana: Nëse për qeverinë marrëveshja për Asociacionin është e dëmshme, ta dërgojë në Kuvend (VIDEO)

by admin
Spread the love

Ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana, konsideron se nëse Qeveria e Kosovës e konsideron marrëveshjen e Asociacionit si të dëmshme për vendin atëherë duhet ta dërgojë në Kuvend.

Cana, në Info Magazine në Shqip, tha se Kosova ka thënë garanci për themelimin e Asociacionit dhe këtë zotim ua ka borxh shteteve që e kanë sponsorizuar pavarësinë e Kosovës.

“Marrëveshja nuk është nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë por është në raport me Bashkimin Evropian në garancinë e ShBA-së. Çështja është shumë e thjeshtë, Kosova ka dhënë zotimin dhe e ka aprovuar këtë në Parlamentin e Kosovës dhe nëse kjo marrëveshje ka mangësi duhet të ç’votohet në Kuvend”.

“Nëse qeveria mendon se kjo marrëveshje është e dëmshme për Kosovën apo nuk është në përputhje me normat ndërkombëtare atëherë duhet ta dërgojë në votim në Kuvend, por përderisa është në fuqi duhet të zbatohet por jo për shkak të Serbisë. Kosova e ka fituar pavarësinë në bazë të planit të Ahtisarit dhe mbi këtë ka pasur një zotim që është obligim mbi shtetet që e kanë krijuar shtetin e Kosovës dhe mbi këtë ekziston zotimi i Asociacionit dhe nuk e kemi problemin me Serbinë por në raport me shtetet sponsorizuese të Republikës së Kosovës”, u shpreh Cana.

Cana, mes tjerash, tha se askush nuk kërkon nga Kosova diçka që nuk është në përputhje me Kushtetutën e saj, njofton Klankosova.tv.

“Ne e kemi fituar pavarësinë që do t’i plotësojmë të gjitha zotimet tona në raport me shtetet që e kanë sponsorizuar themelimin e shtetit të Kosovës. Askush nuk e kërkon diçka që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, por në rast se nuk është në përputhje me normat ndërkombëtare atëherë të dërgohet në Kuvend” tha Cana.

Ish-ambasadori thotë se më e dëmshmja është kjo qasja e qeverisë por tani duhet të flasim si njerëz qe udhëheqin shtetin dhe qeveria po na qon në një situatë ku do të kemi “merre ose leje” nga bashkësia ndërkombëtare.

You may also like