Cafu kritikon Neymarin – kjo është arsyeja

by admin
Spread the love

Sigurisht që duhet të ketë një por në këtë krahasim, pasi shifrat e “Pleshtit” dhe të CR7 janë të pakrahasueshme me ato të brazilianit.

Marcos Evangelista de Moraes, i njohur me nofkën Cafu, një nga futbollistët anësore më të mirë në historinë e futbollit, për të mos thënë më i miri, fitues i dy botërorëve me “Seleçaon”, nxjerr në pah dobësitë e bashkëkombësit të tij, të teknikisht e konsideron me lart se argjentinasin dhe portugezin.

“Neymar është teknikisht më i mirë se Messi, më i mirë se Cristiano, por ai duhet të marrë përgjegjësinë e një lideri, një kapiteni, një një “bomber”.

Njeriu duhet t’i përkushtohet 100% futbollit. Unë nuk jam më i mirë se Neymar, por jam më i mirë se mbrojtësit e tjerë anësorë të krahut të djathtë, sepse i jam përkushtuar punës, për të qenë sportist profesionist”.

Cafu komentoi edhe kthimin e Dani Alvesit te Barcelona, duke e konsideruar një lëvizje fantastike.

“E dija që do të ndodhte, fola me të. Ishte në shtëpinë time dy muaj më parë në Sao Paulo dhe më tha se kishte mundësi të kthehej në Barcelonë. I thashë se më dukej një ide fantastike. Një futbollist profesionist duhet ta dijë se kur është momenti për t’u ndalur.

Nuk duhet të lejojë të tjerët që të marrin vendim për të. Është duke u stërvitur, po luan, është në ekipin brazilian dhe dëshiron të kthehet në Barcelonë. Ai është i fokusuar dhe mendoj se Barcelona ka bërë një nënshkrim të shkëlqyer”.

You may also like