Byzylykë elektronikë për azilkërkuesit, Braverman: Të parandalojmë arratisjen e tyre para dërgimit në Ruanda

by admin
Spread the love

Qeveria britanike nuk përjashton mundësinë e pajisjes me byrzylykë elektronikë, të azilkërkuesve që kalojnë kanalin e La Manshit.

Sekretarja për çështjet e brendshme, Suella Braverman tha se po konsideronte të gjitha mundësitë për të ushtruar një farë kontrolli mbi emigrantët që mbërrijnë me varka të vogla, mes të cilëve edhe shumë shqiptarë.

The Times, raportoi fillimisht se zyra e brendshme po konsideronte pajisjen e azilkërkuesve me byzylykë elektronikë, si pjesë e përpjekjeve për të parandaluar zhdukjen e emigrantëve të cilët nuk mund të sistemohen në qendrat e ndalimit.

“Po konsiderojmë të gjitha mundësitë për të ushtruar kontroll ndaj personave që mbërrijnë ilegalisht në vend në mënyrë që më vonë, ti zhvendosim ata drejt një vendi të sigurt si Ruanda.”

Braverman shtoi se Akti për Migracionin e Paligjshëm, pjesë thelbësore e përpjekjeve të Sunak për ta ndalur varkat me emigrantë në La Mansh, do tu japë atyre fuqinë për të ndaluar dhe deportuar emigrantët e paligjshëm në mënyrë më të shpejtë.

Megjithatë menjë kapacitet të kufizuar të strehimit te emigrantëve, autoritetet janë detyruar të intensifikojnë përpjekjet për të siguruar që personat të cilën nuk mund të ndalohen, të mos zhduken.

Një tjetër mundësi sipas gazetës The Times, është tu kërkohet azilkërkuesve të raportojnë rregullisht tek zyra për çështjet e brendshme, që të sigurojnë akomodim apo mbështetje financiare.

Planet e qeverisë për të dërguar emigrantë në Ruanda kanë mbetur pezull pasi një gjykatë britanike vendosi në qershor, se vendi nuk mund të konsiderohet si i sigurt.

Qeveria po e sfidon vendimin në gjykatën e lartë. Të dhënat e përditësuara sugjerojnë se numri i personave që presin për një vendim mbi kërkesën e tyre për azil ka arritur një rekord të ri.

Mbi 175 mijë vetë janë në pritje të vendimit mbi statusin e refugjatit, 44 për qind më shumë se vitin e kaluar.

You may also like