Bytyqi: Do të jem gjithmonë zëri i grave, do të luftoj me zë të lartë për të qenë në tryezën ku merren vendimet

by admin
Spread the love

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, foli në konferencën rajonale “Sfidat me të cilat ballafaqohen gratë dhe vajzat në rajon në rrugën drejt BE-së” të organizuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Në vijim jua dërgojmë fjalimin e tij integral:

„Jam i nderuar që jam në hapjen e ditës së dytë të kësaj konference.

Jam e vetëdijshëm dhe duhet të jemi të gjithë, se të gjitha gratë që janë sot këtu, të gjitha gratë në të gjitha zyrat sot dhe çdo ditë në vendin e punës, të gjitha vajzat dhe gratë në arritjen e të gjitha fazave të zhvillimit janë tashmë disa hapa përpara, sepse eshtë dashur dhe po kalojnë shumë më tepër pengesa dhe paragjykime.

A mund të pajtohemi me këtë?

Ky është një realitet për të gjitha gratë. Kudo. E megjithatë nuk mund ta shënojmë si fakt.

Vetëm gratë, nga përvoja, e dinë se çfarë nënkuptojnë ato pengesa, në çfarë nuancash të vogla toni, frikësimi, shtyrja mënjanë, shakatë, vendosja në një kuti të asaj që mund të jetë dhe sa larg mund të rritet dhe të përparojë, çfarë pritet për të qenë të plota ose të mjaftueshme, të kuptuara seriozisht, të përfolura, të izoluara në shoqërinë e meshkujve, të objektivizuara, të etiketuara, të klasifikuara si shumë emocionale ose jomjaftueshëm femërore. Vetëm femrat e dinë se çfarë do të thotë të t’u dalësh në krye përditshmërisë dhe përgjegjësive.

Vetëm kur them gjithë këtë para vetes, bëhem i vetëdijshëm se sa i çliruar jam.

Të gjitha këto i them për ta bërë edhe më të fortë mesazhin tim, kur e them, ju admiroj dhe ju falënderoj. Ju falënderoj për faktin që pavarësisht gjithë kësaj, ju vazhdimisht, çdo ditë, hyni në ambiente me lehtësi, shpirt të gjallë, optimizëm, seriozitet dhe përgjegjësi për atë që ju sjell dita.

Dhe çdo ditë ia arrini! E merrni vendin e juaj, ajo nuk ju jepet, por është e juaj, ju përket juve, sepse e meritoni.

Nuk kam si të delegalizoj gjithçka që ju ndodh, kjo është çështje ndërgjegjësimi, përparimi në shoqëri, luftimi i paragjykimeve, shfaqja dhe festimi i shembujve të mirë dhe refuzimi i gjithçkaje që ju qëndron në rrugën tuaj, të gjithëve.

Jam krenar që ligjet sistematike për mbrojtjen nga diskriminimi, Konventa e Stambollit, përfaqësimi i drejtë, politikat e ndjeshme gjinore dhe e drejta për vlerësim të barabartë të punës janë zbatuar në vendin tonë. Dhe ky është një fakt. Por ne duhet të vazhdojmë të luftojmë të gjitha këto pengesa që janë realitet, por jo fakte.

Kjo është dita e dytë e kësaj konference dhe vendosa që sot mos të flas për shifrat e punësimit të femrave, sa jeni të përfshirë në biznes, sa grante janë siguruar për gratë… Besoj se tashmë është thënë. Sot, këtu me ju dua të flas për gjërat që nuk i themi me zë të lartë, por duhet!

Gratë nuk kanë nevojë për inkurajim, ju tashmë jeni të guximshme, nuk keni nevojë për mbrojtje, nuk jeni viktimë, nuk keni nevojë t’ju jepet një shans, e merrni vetë.

Ju gratë nuk keni nevojë që unë apo dikush tjetër t’ju them se kush jeni, çfarë mund të bëni dhe çfarë vleni. Ju gratë keni nevojë për mua dhe për të gjithë si unë, të çliruara nga paragjykimet dhe pritshmëritë e mia të akumuluara brez pas brezi. Dhe ky është një proces dhe një rrugë që ne të gjithë do të duhet ta mësojmë përsëri.

Sot përderisa flas kam një frikë të madhe, sepse e di që fjalët që lexoj janë të vërteta, edhe pse shpeshherë janë të pathëna. Sidomos jo në botën e biznesit nga vij.

Dhe këto nuk janë fjalët e mia sot, këto janë fjalë të shkruara nga Ana, e cila merret me komunikimet e mia (dhe dua të shtoj se gjithçka në kabinet, pa mua nuk funksionon për asnjë ditë).

Po, Ana ashtu është, dhe është e vërtetë edhe pse është një fakt i paverifikueshëm si vlera e të gjitha grave në vendin e punës. Ju jeni një avantazh konkurrues në çdo zyrë, në çdo takim, në çdo zgjidhje konflikti apo sfide, në çdo ndërtim dhe avancim ekipi.

Këto janë fjalë të shkruara nga Ana, përmes të cilave flet vajza ime, gjithashtu shqiptare… le t’i shtojmë një guralec tjetër grumbullit të saj.

Këto fjalë janë thënë nga unë, por përvojat janë tuajat dhe ju premtoj se do të jem gjithmonë zëri juaj. Me zë të lartë me ju dhe unë do të luftojmë që ju të jeni në çdo tryezë ku merren vendimet, për pavarësinë tuaj financiare dhe barazinë në shtëpi.

You may also like