Bylykbashi ngre akuza të rënda: Edi Rama i erdhi në ndihmë Bashës në 11 dhjetor, ja çfarë bëri

by admin
Spread the love

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi është shprehur se logoja dhe vula e vjetër e PD, nuk vlen më, pasi Kuvendi i 11 dhjetorit vendosi që ta ndryshojë logon. Bylykbashi tha që vulën e vjetër Bashaa ta marrë dhe ta vendos si suvenir në shtëpi.

Bylykbashi: Kuvendi Kombëtar nuk falsifikon, Kuvendi mirato, ndryshon edhe emrin e partisë, jo më të ndryshojë logon dhe vulën. Logoja dhe vula e vjetër që mban në xhep Basha, nuk vlen. Mund ta marrë në shtëpi, ta përdorë për suvenir, por nuk ka më vlerë ligjore brenda PD. Në momentin që regjistrohet në Gjykatë është e vlefshme edhe për të tretët, KQZ e tjerë. Organi suprem i një partie politike, është Kuvendi Kombëtar, i cili ka të drejt të bëjë çdo gjë përfshirë shkarkimin e kryetarit.

Ndër të tjera Bylykbashi lëshoi akuza të rënda duke thënë se Edi Rama ndihmoi Lulzim Bashën ditën që po mbahej Kuvendi, pasi i dërgoi forcat e policisë në selinë blu.

Bylykbashi: Kuvendi ndryshon logo, vulë, ndryshon statut, dhe këto depozitohen në Gjykatë. Gjykata do ta refuzojë vetëm një rast: Edi Rama i bën shërbimin e fundit Lulzim Bashës. Nuk ka rrugë tjetër.

Rama i la gjurmët e para duke i çuar policinë në ndihmë Bashës. Kjo s’ka ndodhur ndonjëherë. Basha kishte hall, Rama i bëri shërbimin. Shërbimi i dytë do të jetë kur ta ndihmojë te Gjykata.

You may also like