Buzëqesh Stefano Pioli, tre lojtarë të rëndësishëm janë gati për Monzën

by admin
Spread the love

Dëmtimet e shumta në ekipin e Milanit kanë qenë një dhimbje koke e vazhdueshme për Stefano Piolin në këtë start sezoni. Megjithatë, nga infermieria kanë ardhur lajme të mira për teknikun kuqezi i cili mund të buzëqeshë edhe pse jo për sfidën e nesërme ndaj Hellas Veronas.

Stefano Pioli do të rikuperojë për sfidën ndaj Monzës tre lojtarë shumë të rëndësishëm në orkanikë. Nga java e ardhshme pritet të jenë gati gardiani Mike Maignan, mesfushori me tipare sulmuese, Charles De Ketelaere dhe qendërmbrojtësi danez Simon Kjaer. Në rast se nuk do të shfaqen komplikacione, atëherë lojtarët do të rikthehen të stërviten me grupin dhe me shumë gjasa do të jenë të gatshëm.

E njëjta gjë nuk mund të thuhet për lojtarët e tjerë të dëmtuar. Florenzi, Calabria, Saelemaekers dhe Ibrahimovic kanë nevojë për më shumë kohë për t’u rikuperuar. Për këta të fundit shanset janë të pakëta të kthehen këtë vit, por pritet të kthehen në vitin 2023. /oversport.tv

You may also like