Buzëqesh Spalletti, Kvaratskhelia rikuperohet më shpejtë nga sa pritej

by admin
Spread the love

Siç raportohet nga “Sky Sports”, sulmuesi i Napolit Kvaratskhelia mund të rikthehet në fushë ndeshjen e ardhshme kundër Udineses. 21-vjeçari do të bashkohet nesër me grupin për të kryer stërvitje.

Kvaratskhelia u detyrua të ndalojë javën e kaluar për shkak të një dëmtimi duke humbur dy ndeshjet përballë Atalantës dhe Empolit. Gjeorgjiani dëshiron të kthehet sa më parë dhe sfida ndaj Udineses pritet të jetë ajo e rikthimit.

Sulmuesi i ardhur në merkaton e verës nga Dinamo Batumi ka qenë një nga faktorët kryesorë të Napolit këtë sezon. Me ndihmën e Kvaratskhelias, napolitanet arritën të dalin në vendin e parë në grupet e Champions League, si dhe po marrin rezultate fantastike në Serie A, ku mbajnë vendin e parë.  /oversport.tv

Foto: SSC Napoli, Facebook

You may also like