Buzëqesh Jose Mourinho, mesfushori pritet të kthehet më shpejtë nga dëmtimi

by admin
Spread the love

Një duartrokitje e gjatë ka qenë ajo që ka mirëpritur Gini Wijnaldumin në stërvitjen e tij të parë me grupin pas katër muajsh. Mesfushori holandez është rikthyer pas dëmtimit të gjatë dhe shokët e skuadrës së bashku me stafin e Jose Mourinhos kanë bërë një pritje të ngrohtë për të.

Wijnaldum mungon për Romën që prej gushtit ku pësoi një dëmtim të rëndë në sfidën ndaj Salernitanës. Një lajm i mirë ky për Jose Mourinhon i cili po përpiqet ta ketë të gatshëm holandezin në një kohë më të shkurtër nga sa ishte parashikuar.

Në stërvitjen e tij të fundit Wijnaldum është stërvitur me grupin vetëm në stërvitjen atletike. Megjithatë, mundësitë që mesfushori i Romës të kthehet më shpejtë se sa ishte parashikuar janë të larta. /oversport.tv

Foto: AS Roma, Facebook

You may also like