Buzëqesh Inzaghi, Brozovic do të jetë në “Allianz” kundër Juventusit

by admin
Spread the love

Simone Inzaghi dhe tifozët e Interit mund të buzëqeshin: Marcelo Brozovic do të zbresë në fushë në supersfidën e së dielës kundër Juventusit.

Mesfushori kroat, që ka munguar në 2 ndeshjet e fundit në kampionat për shkak të një dëmtimi, pritet që të rimarrë vendin e tij në mesin e fushës në “Allianz” të dielën e 3 prillit.

Brozovic ka kryer të gjithë seancën stërvitore me grupin dhe gjendja e tij është dukshëm duke u përmirësuar. Përveç rikuperimit të Brozovic, për Inzaghin vijnë lajme të mira edhe nga Stefan De Vrij.

Mbrojtësi ka punuar individualisht, por me një ritëm të mirë dhe të shtunën mund të bashkohet me grupin. Holandezi mund të grumbullohet për transfertën në Torino, por vështirë se mund të nisë lojën si titullar kundër Juventusit. /Oversport.tv

You may also like