Buxheti për vitin tjetër kalon edhe në Komisionin për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

by admin
Spread the love

Komisioni për të Drejtat, Interesat
e Komuniteteve dhe Kthim ka votuar Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për
Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, me raport amendamentet e
Komisionit funksional për Buxhet, Punë dhe Transfere, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Komisionit, Verica
Ceraniq propozoi që të votohen për 83 amendamentet së bashku në paketë.

Buxheti morri 8 vota për dhe 6 kundër,
nga anëtarët e Komisionit prezentë. Gjithashtu në Komision u miratua edhe Projektligji
për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve.

Përderisa gjatë ditës Komisioni për
Legjislacion e ka votuar buxhetin, mirëpo është kundërshtuar nga opozita.

You may also like