butona bërthamorë, në dorë të një gruaje – Shqip

by admin
Spread the love

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, do të bëhet gruaja e parë që do të fitojë shkurtimisht kompetencat presidenciale pasi Joe Biden i nënshtrohet kontrolleve vjetore shëndetësore, shkruan BBC.

Presidenti Biden do t’ia transferojë pushtetin Kamal Harris për një periudhë që do ta kalojë nën anestezi, ndërsa do t’i nënshtrohet kolonoskopisë rutinë.

Ky ekzaminim mjekësor do të jetë i pari për Biden që kur ai u bë president i Shteteve të Bashkuara, që vjen në prag të ditëlindjes së tij të 79-të.

Kështu që Kamala Harris do të marrë përkohësisht kontrollin e ushtrisë amerikane dhe armëve bërthamore.

“Zëvendëspresidentja do të punojë nga zyra e saj në West Wing gjatë asaj kohe”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

Harris, ju kujtojmë, është gruaja e parë që zgjidhet zëvendëspresidente e Shteteve të Bashkuara. /tesheshi.com/

You may also like