“Burrin nuk e dua me lekë, se ma marrin tjerat”, befason këngëtarja shqiptare

by admin
Spread the love

Shota Baraliu është këngëtarja që dikur bëri shumë zhurmë me karakterin e saj pa komplekse. Ajo ka tre vite që është shkëputur nga jeta artistike dhe në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, tregoi se aktualisht është trajnere fitnesi.

“Ta tregoj të drejtën ti habitesh edhe vetë. Unë kam ushtruar me një trajnere personale dhe ajo e kishte rrogën 3mijë e 500 euro dhe thash pse mos t’ja nis edhe vetë. Kam vetëm disa muaj që jam licenuar por shpresoj të jem mirë. Sepse artisti këtu nuk vlerësohet dhe thash pse mos ta provoj këtë punë.

Unë mendoj që çdo femër duhet të sprovoj veten me punë që mund të bëjë. Unë punoj edhe në shtet në marketing”, u shpreh fillimisht Shota. Më tej, e pyetur në lidhje me jetën private, Shota ka treguar se është “single”. Ajo me shaka ka thënë se do që ka disa kritere, si për shembull: të jetë më i ri se ajo, apo të ketë pasuri mesatare.

“Dua të jetë më i ri se unë. Bëj shaka, se kur vjen një mashkull që dua nuk i shikon këto. Unë thjesht dua dikë që të më dojë kështu si jam se unë jam një njëri i thjeshtë me tre punë. Unë dua të jetë mesatar se kur është i pasur ta marrin të tjerat”, u shpreh këngëtarja.

You may also like