Burri tifoz i Messit ndërsa gruaja me Mbappe, çifti që u martua në finalen e Botërorit

by admin
Spread the love

Finalja e Kupës së Botës, që u luajt mes Francës dhe Argjentinës ishte kryefjala e ditës së djeshme.

Ndërkaq, një çift përjetoi emocione të dyfishta pasi data e dasmës përkoi me finale e botërorit. Ndërsa ata ranë dakord për shumicën e gjërave në lidhje me dasmën e tyre, ata nuk donin të bënin kompromis se cilin ekip mbështetën në finale. Sachin është një tifoz i yllit argjentinas Lionel Messi, ndërsa Athira është një mbështetëse e ekipit francez të futbollit.

Disa orë përpara se të dy skuadrat të takoheshin në stadiumin Lusail të Katarit në një nga ndeshjet më spektakolare në historinë e Kupës së Botës, ata u martuan me njëri-tjetrin në një ceremoni të mbajtur në qytetin Kochi. Mbi bizhuteritë e tyre dhe veshjet tradicionale të dasmës, çifti kishte veshur fanellat me numrin 10, Athira veshi një për sulmuesin francez Kylian Mbappe ndërsa Sachin veshi ngjyrat e Argjentinës për Messin.

Ndërkaq, Katari “kërceu tango” me Argjentinën që ia doli të triumfojë 4-2 me penallti ndaj Francës, pas 120 minutash dramatike në “Lusail Stadium”, të cilat u mbyllën në barazim 3-3. Lionel Messi ishte padyshim protagonist për bardhekaltrit, duke shënuar dy gola në finalen e madhe, ndërsa te “gjelat” u pa vetëm Kylian Mbappe, që me tripletën e tij ia doli të çojë Francën deri te penalltitë, por aty u shfaq specialisti i tyre, Emiliano Martinez, që priti goditjen e Coman dhe diktoi rrugëtimin e Kupës së Botës.


Top Channel

You may also like