Burri më tradhëtoi me një vajzë 10 vjet më të re. Do ta falja në emër të familjes

by admin
Spread the love

Gazetarja e njohur Dasara Karaiskaj rrëfeu për herë të parë në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan arsyet e divorcit nga ish-bashkëshorti i saj italian. Ajo ka pranuar për herë të parë se është tradhtuar nga ish-partneri i saj, me të cilin ka edhe një vajzë.

“Le ta themi këtu dhe le të shpërthejnë portalet, mua bashkëshorti më la për një vajzë 9-10 vjet më të re se mua kështu që në realitetin në të cilin jetoj unë, këto gjëra ndodhin dhe më kanë kushtuar martesën”, tha Dasara Karaiskaj, duke habitur kështu edhe të ftuarit e tjerë në emision.

Ndërkaq, ajo mori edhe disa komente pozitive për deklaratën nga të ftuarit e tjerë të panelit, Karaiskaj shtoi: “Ajo mund të jetë më e re, por kjo nuk përjashton faktin që ka bërë gjithsesi një gomarllëk ai”.

Sakq, sa i përket faktit nëse partneri do ia rrëfente tradhtinë dhe do i kërkonte falje, ajo u shpreh se zgjedhja e parë do ishte familja. “Po sigurisht, ai është babai i fëmijës tim, si e diskuton? Po patjetër, do ruaja familjen”, tha Dasara Karaiskaj.

You may also like