Burri mbytet gjatë muajit të mjaltit në Hawaii, hajdutët vjedhin sendet e çiftit të sapomartuar në plazh

by admin
Spread the love

Një burrë i porsamartuar nga Kalifornia u mbyt gjatë muajit të mjaltit i cili ndodhej me gruan e tij në Hawaii.

Steven Phan dhe gruaja e tij Brittany po festonin jetën e tyre të re së bashku në Honolulu më 1 qershor, kur Phan u zhduk në det ndërkohë po notonin në Electric Beach. Një peshkatar me shtiza e tërhoqi atë në breg dhe kalimtarët filluan t’i bënin CPR, por ai nuk arriti të shpëtonte. Sikur mos mjaftonte me kaq, hajdutët rrëmbyen sendet e çiftit në plazh dhe morën makinën e tyre me qira.

Ata ishin martuar 3 muaj para, thuhet në faqen GoFundMe që u krijua pas vdekjes së burrit.

“Të gjitha gjërat e Brittany-t dhe Steven-it u vodhën, hajdutët morën celularët, kuletat, paratë, veshjet, madje i vodhën makinën me qira”, thuhet në faqen GoFundMe.

Sipas KITV, Honolulu po planifikon të vendosë një stendë të re shpëtimtari në plazh pas protestave publike, për më shumë rojtarë në plazhet e qytetit.

“Ne jemi të gjithë të tronditur dhe zemërthyer nga humbja e një njeriu kaq të madh si Steven”, thuhet në faqen GoFundMe. “Steven gjithmonë gjente një mënyrë për të qenë pjesë e jetës së të gjithëve, pa marrë parasysh distancën. Steven ishte një mik i vërtetë dhe një bashkëshort i mrekullueshëm, Steven do t’i mungojë shumë të gjithëve.”


Top Channel

You may also like