Burim Sadiki përforcimi dytë “big”në KF Besa! – Shqip

by admin
Spread the love

Futbollisti i Arsimit të Çegranit  Burim Sadiki, në dy  vitet e ardhshme  do të jetë pjesë e klubit të futbollit Besa të Dobërdollit. Lajmin në faqen e klubit  në fejsbuk e kanë  publikuar  drejtuesit e klubit, ku thuhet:

Burim Sadiki përforcimi i rradhës për sezonin e ri!
Mesfushori vjen nga skuadra e KF Arsimi, ekip me të cilin është aktivizuar për një sezon. Sadiki ka qenë pjesë e skuadrës së Renovës në ligën e parë të RMV, ku për dhjetë vite me rradhë ka mbrojtur ngjyrat e këtij klubi. Mirëse vjenë Burim Sadiki

Futbollisti Burim Sadiku  pjesën  më madhe të karrierës së tij e kaloi në klubin e futbollit Renova, ku  pati suksese të mëdha, ndërsa ka qenë edhe pjesë e Dritës së Bogovinës  dhe  së funit në sezonin 2022/2023 ishte pjesë e KF Arsim të Çegranit./KlanMacedonia/

You may also like