Bunjaku (LDK): Zgjedhjet duhet të mbahen, gjendjen e tensionuar e shkaktoi Kurti

by admin
Spread the love

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku, ka thënë se situata e tensionuar në veri është shkaktuar nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.

Bunjaku u shpreh se kjo ndodhur për shkak të moskoordinimit me aleatët ndërkombëtar.

Ajo tha se zgjedhjet e se dielës duhet të mbahen, pasi sipas saj ,Kosova është shtet sovrane dhe duhet që ta shtrijë sovranitetin e saj në çdo pjesë të territorit.

Bunjaku u bëri thirrje që të gjithë qytetarët me të drejt vote të marrin pjesë në këto zgjedhje.

“Realisht këto zgjedhje i ka shkaktuar vetë qeveria e Kosovës, sepse nuk është koordinuar me aleatët ndërkombëtarë dhe normalisht se zgjedhjet duhet që të mbahen, jemi Republikë, shtet sovranë dhe duhet ta shtrijmë sovranitetin tonë në gjithë territorin e Kosovës edhe ajo pjesë është Kosovë në këtë rast përgjegjësia është e qeverisë”.

“Unë mendoj që zgjedhjet duhet që të mbahen dhe i ftoj të gjithë qytetarët që të marrin pjesë sa më shumë në zgjedhje, sepse kjo kauzë e krijuar tani nga kjo Qeveri pa bashkëpunim me aleatët tan e ka dëmtuar Kosovën”, tha ajo./EO

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like