Bunjaki publikon listën për ndeshjet ndaj Sllovenisë U21, ftohet edhe lojtari i Skënderbeut

by admin
Spread the love

Kosova U21 po bëhet gati për ndeshjet që zhvillohet me 25 dhe 29 mars, kundër Sllovenisë U21, shkruan Insporti.

Në listën prej 24 futbollistëve të ftuar, gjashtë nga ta janë nga klubet e Superligës së Kosovës në futboll.

Nga gjashtë futbollistë të elitës së futbollit kosovar, dy janë nga skuadra e Llapit. Valmir Veliu dhe Ilir Krasniqi janë të ftuar nga kjo skuadër. Ardit Tahiri është i ftuar nga Drita e Gjilanit, Qendrim Zyba nga Prishtina, Baton Zabërgja nga Drenica dhe Drilon Ajeti nga ekipi i Ulpianës.

Ndërsa, nga Superiore është vetëm Leard Sadriu i Skënderbeut.

Përgatitjet e Kombëtares U21 fillojnë më 21 mars në orën 15:00 në Kampin Nacional në Hajvali.

Aktualisht Kosova pas 5 ndeshjeve të zhvilluara zë pozitën e pestë në Grupin G, me 6 pikë, derisa Sllovenia ndodhet në vendin e katërt me 8 pikë, pas 6 ndeshjeve të zhvilluara.

/Insporti.com

You may also like