BUNDESLIGA/ Lajpcigu dhe Dortmundi gabojnë përsëri, mbyllin vitin larg dy kryesuesve. Gjasula shkakton penallti

by admin
Spread the love

Ndeshjet e sotme në Bundesligë janë mbyllur ja në barazim, me rezultate që ia kanë bërë më të lehtë rrugëtimin Bajer Leverkusenit dhe Bajern Mynih që luftojnë për titull.

Dy nga skuadrat që mund të rivalizojnë me ta në luftën për titullin, Lajpcig dhe Borusia Dortmund, janë ndalur me rezultatin e njëjtë 1-1 përkatësisht nga Verder Bremën dhe Mainc.

Ndërkohë, Klaus Gjasula ka qenë protagonist siç nuk do të dëshironte të ishte në ndeshjen që skuadra e Darmshtad barazoi me shifrat 3-3 ndaj Hofenhajm, pasi shkaktoi penallti që në minutën e 14 të ndeshjes dhe më pas u zëvendësua në pushimin e ndeshjes nga trajneri i tij.

REZULTATET

Verder Bremën-Lajpcig 1-1

Borusia Dortmund-Mainc 1-1

Hofenhajm-Darmshtad 3-3

ssssssss

PANORAMASPORT.AL

You may also like