BUNDESLIGA/ Eintrahti i jep “shuplakë” Bajernit, i përsërit humbjen më të thellë të 5 sezoneve të fundit

by admin
Spread the love

Bajern Mynih ka marrë një leksion të mirëfilltë futbolli sot në fushën e Eintraht Frakfurt, teksa është mundur me shifrat 5-1 nga vendasit në një ndeshje ku skuadra e Tomas Tuhel la shumë për të dëshiruar me paraqitjen e saj.

Marmush, Dina Ebimbe dhe Larson çuan shifrat në 3-0 që në pjesën e parë dhe Kimish në fundin e saj shkurtoi diferencën për kampionët në fuqi të Bundesligës.

Por dominimi i Eintrahtit vazhdoi edhe në të dytën me dy gola të tjerë nga Dina Ebimbe dhe Knauf, për të vulosur fitoren e thellë 5-1. Kjo ishte humbja e parë në kampionat në këtë sezon për Bajernin, duke përsëritur humbjen më të thellë të 5 sezoneve të fundit në Bundesligë. Edhe ajo e kaluara, me shifrat 5-1, kishte ndodhur po përballë Eintraht Frankfurt.

REZULTATET

Eintraht Frankfurt-Bajern Mynih 5-1

GOLI I MARMUSH (VIDEO)

GOLI I DINA EBIMBE (VIDEO)

GOLI I LARSON (VIDEO)

GOLI I KIMISH (VIDEO)

GOLI I DYTË I DINA EBIMBE (VIDEO)

GOLI I KNAUF (VIDEO)

Haidenhaim-Darmshtad 3-2

Union Berlin-Borusia Mynshengladbah 3-1

Verder Bremen-Augsburg 2-0

Volfsburg-Frajburg 0-1

asdsadsdadasaasdsad

PANORAMASPORT.AL

You may also like