Bullgaria të mos implikohet në debatin zgjedhor në RMV! – Shqip

by admin
Spread the love

RAPORTET RMV – BULLGARI

Ministria e Jashtme e Bullgarisë thirr Ambasadoren e RMV-së në Sofje, Agnesa Rusi – Popovska, sic thuhet, për shkak të tentativave për imlikimin e marrëdhënieve dypalëshe në debatet brendapolitike në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Jashtme bullgare ashpër kundërshton përpjekjet, sic thuhet, që sërish të implikohet Bullgaria dhe lidhjet dypalëshe në debatin e brendshëm politik në Maqedoninë e Veriut duke llogaritur edhe fushatën aktuale zgjedhore.

Sofja I ka bërë thirrje elitës politike në Shkup që të dëshmojë pjekuri dhe të zbatojë obligimet politike lidhur me kompromisin e vitit 2022 dhe ta respektojë Traktatin e Miqësisë së vitit 2017.

“Bullgaria vazhdimisht mban dialog konstruktiv dhe përmbahet nga komentet për provokimet e vazhdueshme në hapësirën publike të RMV-së. Bullgaria këtë e bën me mirëkuptim se duhet të sigurohet mjedis konstruktiv për zhvillimin normal të procesit zgjedhor, si ambient i qetë publik që të zbatohen reformat e nevojshme” – thonë nga MPJ e Bullgarisë.

Në komunikatën e Ministrisë së Jashtme bullgare nuk saktësohet se cilët deklarata dhe cilit politikan i adresohet reagimi.

Por, reagimi vjen pas kërkesës së partisë bullgare VMRO, që Sofja urgjentisht ta thirrë Ambasadoren e RMV-së lidhur me deklaratën e Presidentit aktual Stevo Pendarovski

Ai gjatë një interviste televizive, i pyetur të komentojë deklaratën e tij se “do të anëtarësohet në VMRO-DPMNE nëse kjo parti i fut Bullgarët në Kushtetutë, kishte sqaruar se i vjen shumë keq që duhet të gjejë një mënyrë specifike, përmes parodisë, të tregojë se i pengon kur dikush me vite i gënjen qytetarët. /tvklan.mk/

You may also like