BULLGARI – Dëbohet diplomati rus i akuzuar për spiunazh

by admin
Spread the love

SOFJE, 2 prill /ATSH-ANSA/- Bullgaria ka dëbuar mbrëmë nga vendi sekretarin e parë të ambasadës ruse në Sofje, Filip Voskresensky.

Sipas autoriteteve të Sofjes, diplomati, duke gëzuar imunitet diplomatik, do të kishte kryer aktivitete spiunazhi në Bullgari në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Voskresensky duhet të largohet nga territori i Bullgarisë brenda 72 orëve.

Gjatë dy viteve të fundit, tetë diplomatë rusë janë dëbuar nga Bullgaria të dyshuar për aktivitete spiunazhi. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like