BULLGARI – Bie qeveria Petkov pas votimit të mocionit të mosbesimit

by admin
Spread the love

SOFJE, 22 qershor /ATSH-BTA/- Parlamenti bullgar votoi sot me 123 vota pro dhe 116 kundër dhe asnjë abstenim për miratimin e një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë së Kiril Petkov i ngritur nga partitë opozitare sipas të cilave Kabineti aktual kishte dështuar në politikën financiare dhe ekonomike.

Kalimi i mocionit kërkonte një shumicë prej 121 votash.

Mocioni u votua me 59 vota pro nga GERB-UDF, me 33 vota nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS), me 12 vota nga Partia nacionaliste Vazrazhdane, me 19 vota nga Ka një popull të tillë (TISP), e cila deri një javë më parë ishte pjesë e koalicionit qeveritar. Kundër ishin deputetët e Vazhdojmë Ndryshimin, BSP për Bullgarinë dhe Bullgarisë Demokratike.

Shanset ishin kundër mbijetesës së kabinetit, por Petkov mesa duket mori mbështetje nga TISP. Gjashtë deputetë të TISP kanë lënë tashmë partinë e tyre, lidhur me vendimin e saj për t’u larguar nga koalicioni qeveritar dhe për të shkuar në opozitë.

Ndërsa të gjitha qeveritë në historinë demokratike të Bullgarisë janë përballur me mocione mosbesimi, kabineti Petkov është i pari që rrëzohet nga kjo procedurë parlamentare.

Me dorëheqjen e kabinetit, presidenti i Republikës duhet të mandatojë një kryeministër të emëruar nga grupi parlamentar më i madh (Vazhdojmë Ndryshimin) për të formuar një kabinet të ri. Nëse dështojnë, mandati do t’i shkojë grupit të dytë më të madh (GERB-UDF). //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like