Bujku zviceran u jep lopëve të tij 50 litra birrë në javë

by admin
Spread the love

A është ky fermeri më i çmendur në Zvicër? Kultivuesi zviceran i lopëve të llojit ëagyu, Peter Hunkeler, u jep lopëve të tij birrë. Këtë, ai përgatitë personalisht në fermë, shkruan “Blick“. Prej saj, lopët nuk dehen pasi sasia është shumë e vogël për një gjë të tillë, informon portali Shtegu. Në fermën e tij ai ka rreth njëqind lopë, të cilat i ka importuar nga Japonia dhe të cilat janë të njohura për mish kualitativ.

Por lopët nuk kanë shumë promila alkooli në trup. “Me këtë sasi të vogël, ato nuk do të dehen. Gjatë javës ndoshta konsumojnë rreth 50 litra. Edhe japonezët u japin birra këtyre lopëve, prandaj unë e përgatiti në fermën time”, thotë bujku zviceran.

Mbetet ende e paqartë nëse konsumimi i birrave do të ndikojë në dallimin dhe kualitetin e mishit. Kjo do të konstatohet vetëm pas therjes së lopëve.

You may also like