Bujar Osmani: Nesër ditë e rëndësishme, diskutimi i sotëm ishte pozitiv

by admin
Spread the love




Pas përfundimit të mbledhjes së BDI-së, para gazetarëve ka folur zëdhënësi i kësaj partie, Bujar Osmani, transmeton SHENJA.

“Sot kishte edhe një takim tjetër konsultativ të kryetarit të partisë me funksionarët partiak, në kuadër të përgatitjeve të Këshillit të Përgjithshëm që do të mbahet në Tetovë. Ishte vazhdimësi e mbledhjes që kishim para disa ditëve, ku u diskutuan të gjitha aspektet për mbarëvajtjen e mbledhjes, pasi kjo mbledhje nesër do të jetë e rëndësishme. Do të merren vendime për formimin e organeve të partisë, prandaj u diskutuan të gjitha aspektet. Është e rëndësishme ishte se diskutimi ishte në frymë pozitive”, u shpreh Osmani.


You may also like