Bujar Osmani në Qabe: “Me nijet për të bërë umre për shpirtin e babës”

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ditëve të fundit ka qëndruar në Arabinë Saudite, ku në Riad kishe konferencë të koalicionit global kundër ISIS/Daesh.

Osmani ka njoftuar se këtë të premte e ka shfrytëzuar për të vizituar Qabenë, për të bërë ritin e Umres për babanë e tij të ndjerë.

Babën, vdekja e mori pa e vizituar Qabenë! E shfrytëzova këtë të premte në Arabinë Saudite me nijet për të bërë umre për shpirtin e Tij. Ishte besimtar i devotshëm me besim të sinqertë tek i madhi Zot!”, ka shkruar Osmani.

You may also like