Bujar Osmani: Lavrov nuk erdhi në Shkup, erdhi në OSBE

by admin
Spread the love

Kryesuesi aktual me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE), njëherësh ministër i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, ka deklaruar se vendi kishte një kryesim historik me organizatën më të madhe të sigurisë në botë, raporton Anadolu.

Këto dy ditë në Shkup është mbajtur Këshilli i 30-të Ministerial i OSBE-së, me pjesëmarrjen e gjithsej 76 delegacioneve, prej të cilëve 57 shtete pjesëmarrëse të organizatës.

Kryesuesi aktual Osmani së bashku me sekretaren e përgjithshme të OSBE-së, Helga Maria Schmid, dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Maltës, Ian Borg, folën në konferencën përfundimtare për media pas mbylljes së punimeve të Këshillit të 30-të Ministerial të OSBE-së që këto dy ditë u mbajtën në Shkup.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Osmani u shpreh se Lavrov nuk ka ardhur në vizitë zyrtare në Shkup, por thjesht ka ardhur për pjesëmarrje në Këshillin Ministerial.

“Federata Ruse, siç kam thënë këto ditë, ose ministri Lavrov, nuk ka ardhur në Shkup, nuk ka ardhur në Maqedoninë e Veriut, dhe unë nuk e kam pritur në cilësinë time nacionale, apo Maqedonia e Veriut nuk e ka pritur në cilësinë tonë nacionale. Ai erdhi në OSBE ashtu siç shkoi në Kombet e Bashkuara në New York disa muaj më parë, dhe nuk ka asnjë dallim midis të dyve”, tha Osmani.

 

MARKETING



You may also like