Bujar Osmani: Do të inciojë formimin e një bordi ndërkombëtar i cili do t’i ceritifkojë bartësit e funksioneve publike

by admin
Spread the love

Kandidati i BDI-së për president të shtetit, Bujar Osmani është pyetur nga qytetarët se cilat masa do t’i ndërmerr për të luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisë.
Në videon e publikuar në Tik Tok, Osmani ka thënë se do të inicojë formimin e një bordi ndërkombëtar i cili do t’i certifikon bartësit e funksioneve publike.
“Do të inicoj formimin e një bordi ndërkombëtar, i përbërë nga NATO, SHBA dhe BE. Të cilët do të duhet t’i certifikojnë bartësit e funksioneve publike. Ky bord do të certifikon në dy drejtime. Nën 1: A janë të korruptuar dhe nën 2 a kanë çfarëdo lidhje me Rusinë.
Askush nuk do të mund të bëhet bartës i funksionit publik pa e marr këtë certifikatë nga ky bord ndërkombëtar. Mendoj që kjo është garanc e mjaftueshme se askush nuk mund ta kalon filtrin për të marrë përgjegjësi publike nëse është i lidhur me çfarëdo lloj korrupsioni ose ka lidhje me Rusinë”, është përgjigjur Osmani.

MARKETING



You may also like