Bujar Leskaj ngre shqetësimin: Mijëra familje shqiptare nuk kanë marrë ndihmë reale. Rritje e të ardhurave në arkën e shtetit, ka goditur shtresat në nevojë, qeveria të ndërhyjnë menjëherë

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike Bujar Leskaj, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ në lidhje me raportin e fundit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Sipas deputetit, kjo rritje e të ardhurave në arkën e shtetit nga tatimet, ka goditur konsumin dhe më rëndë shtresat në nevojë.

“Sukses historik” për qeverinë: nga kriza e çmimeve, në 7 muaj 375 milionë euro të ardhura shtesë

Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, buxheti ka arkëtuar gjithsej në 7 muajt e parë të vitit janar-korrik 2022, rreth 327 miliardë lekë, me një rritje prej 16% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në vlerë janë arkëtuar 44 miliardë lekë më shumë nga plani, ose rreth 375 milionë euro.

Me syrin e propagandës, fasadës dhe gënjeshtrës së sektit Rama në pushtet, ngjan sikur, nëpërmjet mirëadministrimit fiskal, qeveria ka arritur sukses.

Në të vërtetë, asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Po të lexosh midis rreshtave dhe po të analizosh situatën e krijuar nga kriza energjetike dhe ajo e çmimeve, të nxitura nga pandemia dhe pushtimi i Ukrainës, atëherë kupton se kjo rritje e të ardhurave në arkën e shtetit nga tatimet, ka goditur konsumin dhe më rëndë shtresat në nevojë. Janë me qindra mijëra familjet shqiptare që nuk kanë marrë ndihmë reale, edhe pse arka e Shtetit është plot me 375 milionë euro më shumë!

Deri tani, qeveritë e Evropës i janë përgjigjur rritjes së kostos së energjisë, kryesisht me masa frenuese të çmimeve me bazë të gjerë, duke përfshirë subvencionet, ulje të taksave, rishpërndarje të të ardhurave të tyre në konsum, si dhe kontroll të vazhdueshëm të çmimeve. Në Shqipëri, që prej nisjes së invazionit rus në Ukrainës më 24 shkurt 2022, asnjë prej këtyre ndërhyrjeve nuk ka ndodhur.

Nuk ka marrë mbështetje buxhetore as edhe sipërmarrja prodhuese e vendit, edhe pse janë me qindra kompanitë prodhuese që po punojnë ndjeshëm nën kapacitet dhe vetëm për mbijetesë, për shkak të kostos së papërballueshme të energjisë elektrike, transportit dhe lëndëve të para. Sekti Rama deri tani nuk ka dhënë asnjë euro nga Buxheti i Shtetit, në mbështetje të sipërmarrjeve prodhuese të vendit, në një kohe kur shpenzimet buxhetore jo të domosdoshme për fasada dhe shpenzimet pa efektivitet, efiçiencë dhe ekonomicitet(3 E-të), kapin nivelin e 600 milionë eurove në vit.

Sekti në pushtet duket se i ka “shkelur syrin” oligarkëve në këtë situatë, duke mbajtur bordet e karburanteve dhe të ushqimeve të shportës, edhe pse i vendosi gjoja për pak javë, për përballimin e situatës emergjente. Emergjenca ka ikur, por bordet po rrinë!

Jo në funksionim, në kundërshtim me çdo llogjikë tregu të lirë, për të maksimizuar fitimin e oligarkëve dhe beniaminëve sipërmarrës të Rilindjes, ndërsa sekti Rama vijon të arkëtojë më shumë taksa dhe ndihmojë anëtaret e tij të vazhdojnë aferat korruptive me të njëjtin ritëm dhe të godasin ekonominë dhe mirëqenien e shqiptarëve, me cinizmin dhe pandjeshmërinë më të madhe, në kohë krize dhe mbijetese.

You may also like