Buja kritikon Qeverinë për shumë gabime: Duhet ekip i përgatitur për dialogun, s’mund të marrim 100%

by admin
Spread the love

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Ramë Buja në një intervistë për Ekonomia Online tha se Qeveria Kurti ka bërë shumë gabime, madje edhe i ka fshehur lëshimet e bëra.

Buja moslejimin e formimit të Komisionit Hetimor për
energji ai e konsideron si gabimin më të rëndë deri më tani.

“Opozita s’ka si ta vlerësoj pozitivisht Qeverisjen Kurti, për faktin
shumë të ditur sepse në këtë vit të qeverisjes janë bërë shumë gabime, shumë
lëshime dhe këtë nuk mund ta vlerësojmë pozitivisht askush. Besoj as ata që
logjikshëm mendojnë edhe ata që i kanë dhënë votën sepse në fakt kanë ndodh
gabime. Nuk ka qeverisje të pagabueshme, por në fakt fshehja e tyre është tepër
e rëndë”.

“Andaj edhe Komisioni për Hetim që donte ta bënte opozita nuk donte ta
lejonin këtë gjë, kjo ishte diçka që fliste që diçka po fshihej. Kështu që kjo
ishte ajo më e rënda që ndodhi deri më tani. Por, pas presionit që bëri
opozita, një presion ndoshta jo bash logjik e bash përmbajtjesorë e bash i
kulturuar, por megjithatë ndodhi ajo që ndodhi e nga presioni u themelua edhe
komisioni”.

Sa i përket bisedimeve Kosovë-Serbi, Buja konsideron se Qeveria duhet të
mendohet mirë dhe ta marr seriozisht që të përshpejtohet ky proces.

Edhe pse sipas tij, nga ky proces Kosova nuk do të marrë 100% atë që
dëshiron, por ai thotë se duhet të marrim optimalen me një grup negociatorësh
shumë të përgatitur.

“Për bisedime duhet pasur platformë për bisedime Qeveria jonë. Me që
amerikanët po e quajnë këtë status-kohë si diçka që i shërben Rusisë, do të
duhej të mendohet mirë dhe seriozisht ne që ta përshpejtojmë këtë proces dhe
është shumë logjike diçka tek negociatat”.

“Nuk kemi mundësi që të marrësh krejt 100% atë që dëshiron, por duhet të
marrësh atë optimalen. Këtë e bënë vetëm një Qeveri dhe një grup negociatorësh
që është shumë i përgatitur këtë gjë”.

Buja për EO tha se mungesa e ish-presidentit Hashim Thaçi është shumë e
rëndë për të. Për këtë arsye ai nuk ka marr pjesë në asnjë manifestim apo
kremtim si shenjë proteste, raporton EO.

Ai e konsideron se gjykimi ndaj Thaçit e të tjerëve në Hagë është
papërmbajtje, pajuridiksion dhe vetëm politikë.

“Mos më prekni në plagë sepse në fakt kjo është diçka që është shumë e
rëndë për mua. Unë jo rastësisht nuk kam marr pjesë në asnjë manifestim prej se
janë burgosur ata. Gjëja më e palogjikshme e mundshme, ata njerëz nuk kanë
ikur, nuk ka pasur nevojë që të arrestohen, kanë shkuar vetë atje dhe ka qenë
shumë logjike që ata të mbrohen në liri. Për dënimin nëse ata e shohin të
arsyeshme e që nuk ka asnjë arsye dhe asnjë fakt për ta bërë dënimin atëherë
kishin pas mundësi ta bëjnë nga shtëpia”.

“Absolutisht, jo vetëm Bajramin po asnjë kremtim tjetër. Për arsye tepër të thjeshtë se më duket se është mungesë tepër e madhe e atyre që e bënë luftën, e bënë lirinë, e bënë pavarësinë dhe tani i kemi në një burg krejtësisht të pa logjik, pa përmbajtje, pa juridiksion veç politikë”.

You may also like