Bufon tregon bëmat e jetës: E kam blerë me para diplomën

by admin
Spread the love

Pas futbollit, të paktën për kampionët e mëdhenj që kanë shkruar një epokë, është koha për të shpalosur edhe bëmat e tyre, brenda dhe jashtë fushe, duke qenë se edhe ato vlejnë para, pasi zbulohen shpesh në autobiografitë e tyre.

Njërën që nuk lidhet me fushën, Xhanluixhi Bufon, legjenda e portës së Juves dhe Italisë, e ka pranuar në intervistën për “Campioni sotto le stelle”.

“Gabime në jetë kam bërë shumë dhe për mjaft prej të cilave nuk jam aspak krenar. Ajo e cila më bën të ndihem më keq dhe që nuk do e ribëja kurrë është fakti që kam blerë me para diplomën. Më vjen turp për këtë, pasi nuk është aspak e drejtë të gjesh rrugët më të shkurtra për të arritur diçka. Madje, në karrierën time nuk e kam zgjedhur kurrë këtë gjë, por mendoj se kjo është edhe një mënyrë për të kuptuar se edhe unë jam njerëzor, ndryshe nga si më kanë parë shumë prej njerëzve ndër vite”, tha shefi i delegacionit të kombëtares së Italisë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like