Bruno Dita nuk kthehet në Superiore, rinovon me Shkëndijën e Tetovës

by admin
Spread the love

Shumë klube të Superiores kërkon të bënin të vetin mesfushorin e talentuar, por Bruno Dita ka vendosur që të vazhdojë aventurën e tij në Maqedoninë e Veriut me Shkëndijën e Tetovës.

“KF Shkëndija me kënaqësi njofton për vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Bruno Dita. Kështu Dita edhe në periudhën në vazhdim do të jetë pjesë e skuadrës kuqezi, duke nënshkruar kontratë të re dy vjeçare dhe duke u lidhur me klubin tonë deri në verën e vitit 2024”, shkruhet në njoftimin e klubit tetovar.

“Jam shumë i lumtur që sot nënshkrova kontratë të re me Shkëndijën dhe që do të vazhdoj edhe për dy vite tjera të mbaj fanellën kuqezi. Falënderoj drejtuesit e klubit që mundësuan vazhdimin e kontratës, por ka qenë edhe dëshirë e imja që të vazhdoj të jem pjesë e Shkëndijës.

Posaçërisht më vjen mirë që do të vazhdoj qëndrimin në qytetin e Tetovës sepse e ndjej që jam lidhur edhe shpirtërisht me Tetovën. Në Shkëndijë kemi formuar një grup të mirë dhe jam i bindur se në periudhën në vazhdim do të shënojmë sukseset e radhës me Shkëndijën, ndërsa unë premtoj se do të jap maksimumin për këtë fanellë” tha Bruno Dita pas nënshkrimit të kontratës së re me kuqezinjtë.

Foto: kfshkëndija.com

You may also like