BRUKSEL – Von der Leyen uron MV për miratimin e propozimit francez

by admin
Spread the love

TIRANË, 16 korrik/ATSH/- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka uruar sot Maqedoninë e Veriut për miratimin e propozimit francez gjatë seancës së sotme parlamentare.

“Urime Maqedonisë së Veriut për votën që tani mundëson hapjen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit”, shkroi Von der Leyen në Twitter.

“Ishte një mundësi historike. Dhe ju e kapët atë. Një hap i madh në rrugën tuaj drejt një të ardhmeje evropiane. E ardhmja juaj”, shtoi Von der Leyen.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi sot propozimin francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian.

Propozimi u miratua sot me 68 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në procesin e votimit.

Deputetët votuan për shtatë konkluzionet e hartuara nga grupi parlamentar i Lidhjes Socialdemokrate (LSDM), të cilat garantojnë njohjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakISHP hedh poshtë akuzat e Berishës: Vaksinat PfizerBioNTech të sigurta dhe efikase

You may also like