BRUKSEL – Von der Leyen në Kiev për të takuar Zelenskyn

by admin
Spread the love

KIEV, 15 shtator /ATSH-DPA/ – Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen mbërriti në Kiev për vizitën e saj të tretë në kryeqytetin ukrainas që nga pushtimi rus.

“Shumë ka ndryshuar. Ukraina është tani një kandidate e Bashkimit Evropian”, shkroi von der Leyen në Twitter.

“Unë do të diskutoj me residentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin Denys Shmyhal se si të vazhdojmë t’i afrojmë ekonomitë dhe njerëzit tanë ndërsa Ukraina shkon drejt anëtarësimit”, shtoi ajo.

Von der Leyen njoftoi vizitën e tij në Kiev të martën në një fjalim në Parlamentin Evropian në Strasburg në prani të zonjës së parë ukrainase Olena Zelenska.

Ukraina aplikoi për anëtarësim në BE disa ditë pasi filloi pushtimi rus dhe fitoi statusin e kandidatit në më pak se katër muaj. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakKuvendi rrëzon kandidaturën e Florian Bjankut për anëtar të KLP-së
Artikulli tjetërSpiropali me senatorin Gary Peters: Thellim i bashkëpunimit për sigurinë kibernetike

You may also like