BRUKSEL – Von der Leyen: Eshtë koha për një tavan në çmimin e gazit rus

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 2 shtator /ATSH-ANSA/ – Jemi plotësisht të bindur se është koha për një tavan të çmimit të gazit nga tubacionet ruse të gazit në Evropë”, deklaroi presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, tha në një deklaratë në Bavari duke mbështetur vendimin për të kufizuar çmimin e gazit rus.

Besueshmëria e gazsjellësit Nord Stream, i cili transporton gazin rus në Evropë, është i kërcënuar për shkak të mungesës së pajisjeve teknologjike, theksoi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

“Nuk ka rezerva teknologjike, vetëm një turbinë është në funksion, kështu që ju bëni llogaritë,” tha zëdhënësi.

Gazi rus nuk do të ekzistojë më në Evropë nëse BE vendos kufirin e çmimeve, tha nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev, siç raporton TASS.

Duke komentuar kërkesën e kreut të Komisionit Evropian, Medvedev paralajmëroi: “Do të jetë si nafta. Thjesht nuk do të ketë më gaz rus në Evropë.” /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like