BRUKSEL – Vendimi i BE-së për taksën ndaj prodhuesve të energjisë në bllok

by admin
Spread the love

LONDËR, 18 tetor /ATSH/-Bashkimi Evropian ra dakord gjatë një samiti me 30 shtator, në Bruksel për të ndërmarrë masa urgjente kundrejt kompanive të energjisë me fitime rekord, sipas BBC News.

Ministrat kanë rënë dakord për vendosjen e taksave te paparashikuara ndaj kompanive të caktuara të energjisë, si dhe reduktime të detyrueshme në përdorimin e energjisë elektrike.

Plani përfshin një taksë mbi fitimet e tepërta të kompanive të karburanteve fosile dhe një taksë mbi të ardhurat e tepërta të mbledhura nga rritja e kostove të energjisë elektrike.

Paratë e grumbulluara pritet të shkojnë në ndihmë të familjeve dhe bizneseve.

Por, blloku nuk ka arritur një marrëveshje për vendsosjen e një kufiri të çmimit të shitjes me shumicë të gazit.

Vendimi erdhi ndërsa Evropa po përgatitet për një dimër të vështirë për shkak të kostos së lartë të jetesës dhe shtrëngimit të furnizimeve të energjisë kudo në botë.

Blloku, kryesisht po përpiqet të heqë dorë nga energjia ruse, duke synuar burime të tjera alternative, të shtrenjta.

Një taksë e paparashikuar do të vendoset nga qeveria duke shënjestruar kompanitë që kishin fatin të përfitonin nga diçka për të cilën nuk ishin përgjegjës, me fjalë të tjera, një fitim i paparashikuar.

Kompanitë e energjisë po marrin fitojnë shumë më tepër të ardhura nga nafta dhe gazi i tyre krahasuar me vitin e kaluar, pjesërisht për shkak të rritjes së kërkesës, ndërsa bota po përballet me mungesa të furnizimit për shkak të pushtimit të Rusise në Ukrainë.

Ministrat e BE-së vlerësojnë se ata mund të mbledhin 140 miliardë euro (123 miliardë £) nga taksat për prodhuesit dhe furnizuesit e energjisë elektrike pa gaz, të cilët po bëjnë fitime më të mëdha se zakonisht, për shkak të kërkesave aktuale.

Në fillim të shtatorit, nënkryetari i Komisionit Evropian, Frans Timmermans, tha se nxjerrësit e karburanteve fosile do t’u kërkohet të kthejnë 33% të fitimeve të tyre të tepërta, për këtë vit.

“Epoka e karburanteve fosile të lira ka mbaruar. Dhe sa më shpejt të kalojmë drejt burimeve të rinovueshme të lira, të pastra dhe të prodhuara në vend, aq më shpejt do të jemi të imunizuar ndaj shantazhit energjetik të Rusisë”, tha Timmermans.

“Një kufi mbi të ardhurat e mëdha do të sjellë solidaritet nga kompanitë e energjisë me fitime shumë të mëdha kundrejt klientëve të tyre në vështirësi”, shtoi ai.

Javën e parë të shtatorit, 15 vendet anëtare, përfshirë Francën dhe Italinë, i kërkuan BE-së të vendosë një kufi per çmimin e gazit për të ngadalësuar kostot në rritje.

Ende nuk është shpallur një vendim për kufirin e çmimit.

“Është një zhgënjim i madh që pas propozimit në tryezë nuk është vendosur asgjë për çmimin e gazit,” tha ministrja polake per Klimën, Anna Moskwa.

Moskwa tha se vendosja e një çmimi maksimal për gazin do të mbështetej nga shumica e vendeve evropiane dhe nuk do të mund të injorohej.

Ish-kancelari britanik, Rishi Sunak prezantoi një taksë të ngjashme me atë të BE-se, të cilën ai e quajti “Taksa e Fitimeve të Energjisë”.

Taksa u aplikua për fitimet e kompanive nga nxjerrja e naftës dhe gazit në Britaninë e Madhe, dhe jo për kompanite që prodhonin energji elektrike nga burime të tilla si energjia bërthamore ose e erës.//a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like