BRUKSEL – Stoltenberg: Rritje e paprecedentë me 11% në shpenzimet e mbrojtjes

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 14 shkurt /ATSH-DPA/ – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se kishte pasur një rritje të paprecedentë prej 11% në shpenzimet e mbrojtjes nga vendet e NATO-s gjatë vitit të kaluar nga Kanadaja dhe aleatët evropianë.

Deri në fund të vitit 2024, sekretari i përgjithshëm i aleancës pret që 18 aleatët e NATO-s të shpenzojnë 2% të prodhimit të tyre të brendshëm bruto (PBB) për mbrojtjen.

“Ky do të ishte një tjetër numër rekord”, tha ai.

“Kjo shifër është gjashtë herë më e madhe se në vitin 2014 kur vetëm tre aleatë të NATO-s arritën objektivin e shpenzimeve të mbrojtjes”, tha Stoltenberg.

Anëtarët e NATO-s kanë rënë dakord që nga viti 2006 të shpenzojnë 2% të PBB-së së tyre për mbrojtje, por vetëm disa e kanë arritur këtë objektiv.

Në vitin 2014, NATO rikonfirmoi angazhimin dhe për të ndaluar shkurtimet në buxhetet e mbrojtjes pas pushtimit rus të Krimesë në Ukrainë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakMasat e sigurisë, TIA publikon itinerarin që duhet ndjekur për në aeroportin “Nënë Tereza”


You may also like