BRUKSEL – Stoltenberg: NATO i dërgon Ukrainës sisteme të tjera për mbrojtjen ajrore

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 19 prill /ATSH-DPA/- Aleatët e NATO-s do t’i japin më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore Ukrainës, njoftoi sot sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg, pas një takimi me ministrat e Mbrojtjes dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për luftën ruse.

“NATO ka përcaktuar pajisjet ushtarake ekzistuese të vendeve të aleancës që mund t’i ofrohen Ukrainës”, tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp pas takimit.

Sekretari i përgjithshëm i aleancës përmendi gjithashtu se disa aleatë do të dërgojnë armë të tjera të mbrojtjes ajrore për Ukrainën.

“Gjatë javëve të fundit, Rusia shkatërroi pothuajse të gjitha centralet të Ukrainës me sulme ajrore”, tha Zelensky përpara takimit.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBRUKSEL – BE sanksione ndaj kolonëve të dhunshëm izraelitë në Bregun Perëndimor


You may also like