BRUKSEL – Stoltenberg: Anëtarësimi i Suedisë në NATO do ta bëjë aleancën më të fortë

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 26 shkurt /ATSH-AFP-DPA/ – Anëtarësimi i Suedisë në NATO do ta bëjë Aleancën Atlantike më të fortë, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i saj, Jens Stoltenberg pas dritës jeshile nga Budapesti, hapi i fundit për këtë vend nordik.

“Përshëndes votën e parlamentit hungarez që ratifikoi anëtarësimin e Suedisë në NATO. Tani që të gjithë aleatët e kanë miratuar atë, Suedia do të bëhet aleati i 32-të i NATO-s. Anëtarësimi i Suedisë do të na bëjë të gjithëve më të fortë dhe më të sigurt”, shkroi ai në X.

Duke i hapur rrugën përfundimisht anëtarësimit të Stokholmit në Aleancën Atlantike, parlamenti hungarez miratoi me shumicë dërrmuese hyrjen e Suedisë në NATO.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson e përshëndeti si “një ditë historike” pas ratifikimit hungarez të anëtarësimit të Suedisë në NATO, duke i hapur rrugën hyrjes së saj në Aleancën Atlantike.

“Sot është një ditë historike”, shkroi ai në X.

”Suedia është e gatshme të marrë përgjegjësitë e saj në drejtim të sigurisë euroatlantike, thuajse dy vjet pas fillimit të procesit të anëtarësimit”, shtoi ai.

”Sot ne do të mbështesim anëtarësimin e Suedisë në NATO”, theksoi kryeministri hungarez, Victor Orban para fillimit të seancës plenare./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like