BRUKSEL – “S&P Global”: Sektori privat i eurozonës vazhdon tkurrjen

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 4 janar /ATSH-DPA/ – Sektori privat i eurozonës u tkurr për muajin e shtatë radhazi, sipas të dhënave të “S&P Global”.

Indeksi i Përbërë i Prodhimit të Eurozonës (HCOB) mbeti i qëndrueshëm në 47,6 në muajin dhjetor.

Vlerësimi i hershëm ishte 47,0. Sondazhi tregoi se kërkesa për produkte dhe shërbime vazhdoi të dobësohej ndërsa nivelet e punësimit ranë përsëri.

Pritshmëritë për rritjen e bizneseve u përmirësuan duke arritur nivelin më të lartë për shtatë muaj rradhazi.

Pavaresisht një ftohjeje të presioneve të kostos së inputeve, inflacioni i ngarkesës së prodhimit u përshpejtua në nivelin më të lartë të gjashtë muajve.

Indeksi i menaxherëve të blerjeve (PMI), një indeks i drejtimit të tendencave ekonomike në sektorët e prodhimit dhe shërbimeve, i (HCOB) u rrit pjesërisht në 48,8 në dhjetor krahasuar me 48,7 në nëntor. Shifra ishte shumë më e lartë se vlerësimi i hershëm prej 48,1.

“PMI e përbërë, një tregues i besueshëm i performancës së përgjithshme ekonomike, po jep alarmin e recesionit për Eurozonën”, tha kryeekonomisti i Bankës Tregtare të Hamburgut, Cyrus de la Rubia.

“Parashikohet një tkurrje e njëpasnjëshme në sektorin e prodhimit për tremujorin e katërt”, tha Cyrus de la Rubia.

Në të kundërt, Gjermania dhe Italia mbetën në një gjendje ngecjeje ekonomike.

Ndërkohë, sektori i shërbimeve në Francë regjistroi performancën më të keqe.

Indeksi i përbërë i prodhimit u ngjit në 50,4 krahasuar me 49,8 një muaj më parë.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like