BRUKSEL – Polonia skeptike për mekanizmin e solidaritetit për gazin

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 22 korrik /ATSH-ANSA/ – Komisioni Evropian po propozon një mekanizëm solidariteti për gazin, sepse siguria energjetike e atyre që kanë mungesë gazi është në rrezik, deklaroi ministrja polake e Mjedisit, Anna Moskwa, në një postim në Twitter.

”Por, a do të ketë të njëjtin mekanizëm për taksat ETS (sistemi i tregtisë së emetimeve të BE-së – shën. i përkth.)? Sepse në Poloni kjo taksë po dobëson sektorin tonë të energjisë. Ne presim solidaritet të vërtetë”, theksoi Moskwa.

Qeveria polake, që shprehu dyshime për planin e emergjencës, të paraqitur dje nga Komisioni Evropian, argumenton se thirrja e Brukselit për solidaritet për gazin nuk duhet të jetë kundërpeshë për çështje të tjera si ETS.

Sipas Varshavës, sistemi i tregtimit të emetimeve të BE-së ka bërë që çmimi i energjisë në Poloni të rritet.

Objektet e magazinimit të gazit në Poloni janë ndër më të kompletuarat në Evropë, por vendi ka frikë se do të ketë mungesë të qymyrit këtë dimër.

Në Poloni, 70% e energjisë elektrike prodhohet nga qymyri dhe 35% e familjeve e përdorin atë për ngrohje./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like