BRUKSEL – NATO: Kërcënimet bërthamore të Rusisë nuk do ta pengojnë mbështetjen për Ukrainën

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 26 tetor /ATSH-DPA/ – Kërcënimet bërthamore nga Rusia nuk e frikësojnë NATO-n që të mbështesë Ukrainën, deklaroi sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

“NATO nuk do të frikësohet ose të largohet nga mbështetja e të drejtës së Ukrainës për vetëmbrojtje për aq kohë sa është e nevojshme,” tha Stoltenberg pas takimit me kryeministrin rumun Nicolae Ciuca.

“Shumica e luftërave përfundojnë në tryezën e bisedimeve dhe NATO e di se sa Ukraina mund të arrijë përmes bisedimeve varet nga suksesi i vendit në fushën e betejës, theksoi ai.

“Sa më e fortë të jetë Ukraina në fushën e betejës, aq më shumë ka gjasa që ne të kemi një zgjidhje politike që siguron që Ukraina të mbizotërojë si një komb sovran i pavarur në Evropë”, shtoi Stoltenberg. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakBujtina “Dumrea Rubin”, e ngritur nga një çift intelektualësh me mbështetjen e AZHBR-së

You may also like