BRUKSEL – NATO blen 1000 raketa Patriot për mbrojtjen ajrore

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 3 janar /ATSH-DPA/ – Anëtarët e NATO-s po blejnë deri në 1000 raketa Patriot për të përmirësuar aftësitë e tyre të mbrojtjes ajrore, me vlerë 5.5 miliardë dollarë, deklaroi agjencia e prokurimeve e NATO-s, NSPA.

‘’Kontrata përfshin gjithashtu pajisje testimi dhe pjesë rezervë për të mbështetur mirëmbajtjen e ardhshme’’, tha agjencia.

“Ky investim tregon fuqinë e bashkëpunimit të mbrojtjes transatlantike dhe angazhimin e NATO-s për të garantuar sigurinë e popullit tonë”, deklaroi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Disa vende anëtare të NATO-s, përfshirë Gjermaninë, kanë kontraktuar agjencinë për të blerë sisteme të mbrojtjes ajrore.

Stacy A Cummings, kreu i NSPA, tha se ‘’kontrata tregon se NSPA mund të japë me sukses zgjidhje shumëkombëshe efektive dhe me kosto efektive për kombet, duke forcuar aftësitë industriale të Evropës’’.   /os/

,

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like