BRUKSEL – Metsola dhe Herzog zbulojnë veprën “Refugjati” nga Felix Nussbaum

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 26 janar /ATSH-ANSA/- Imazhi i një njeriu të dëshpëruar, një çifuti në arrati, por pa një vend ku mund të shkojë në një botë që nuk e do më: kjo është piktura e vendosur në qendër të një memoriali të holokaustit të inauguruar sot në mëngjes nga presidentja e Komisionit Evropian, Roberta Metsola dhe presidenti izraelit, Isaac Herzog, në Bruksel.

Një tablo simbolike, e pikturuar nga Felix Nussbaum, një piktor hebre i lindur në Gjermani, i cili jetonte në Itali dhe Francë, duke u arratisur gjithmonë si njeriu në pikturën e tij.

Një arratisje që më në fund e çoi në Bruksel, për t’u fshehur nga nazistët në një banesë jo shumë larg ndërtesës ku ndodhet sot Eurodhoma. Një e kaluar klandestine për të pikturuar por që nuk zgjati shumë.

I kapur nga SS, Nussbaum u ngarkua në trenin e fundit nga Belgjika për në Aushvic, ku vdiq pak kohë para përfundimit të luftës.

“Qoftë kjo pikturë një paralajmërim për mijëra njerëz që kalojnë këtu çdo vit, një paralajmërim se çfarë ishte ky njeri dhe jeta e tij”, tha Metsola.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like